75 Mall Live Search
12:48 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Mosmarrëveshje tek Chelsea, vihet në dyshim transferimi i Higuain në Londër

Një mosmarrëveshje ndërmjet drejtoreshës së klubit të Chelseas, Marina Granovskaia dhe trajnerit Maurizio Sarri e ka vënë transferimin e sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain në dyshim.

Mbrëmjen e së martës ishte raportuar se Higuain kishte pranuar ofertën e klubit të Chelseas dhe se ishte gati për një transfer në Londër me vetëm detajet e kontratës ndërmjet klubeve që nuk ishin arritur ende, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë se Marina Granovskaia është njeriu kryesor sa i përket transferimit të lojtarëve në klub dhe ishte pikërisht ajo që kishte marrë vendimin për shkarkimin e italianit Antonio Conte nga rradhët e klubit londinez.

Mediet angleze nuk bëjnë të ditur arsyet e grindjes ndërmjet drejtoreshës dhe trajnerit të Chelseas por besohet se njëra ndër arsyet kryesore mund të jetë mosha e argjentinasit e që cilësohet si problem tek klubi Londinez por jo edhe për trajnerin Maurizio Sarri i cili është duke kërkuar me çdo kusht një top sulmues që do ta zëvendësonte Alvaro Moratan, totalisht jashtë forme./IndeksOnline/