75 Mall Live Search
12:30 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

A e keni menduar ndonjëherë pse drita e banjos ndizet nga jashtë?

Shumica e banjove në të cilat keni hyrë qoftë në shtëpi, lokale, restauronte, bare, shkolla, universitete etj, kanë një veçori të përbashkët.

A e keni se në të gjitha këto,  prizën për ndezjen e dritës e kanë nga jashtë, afër derës, e jo brenda sikurse dhomat tjera, transmeton Indeksonline.

Është shumë e thjeshtë, kjo është për t’iu mbrojtur, pasi që energjia elektrike dhe uji nuk bën të përzihen mes vete.

Pra, shembull nëse ju dilni nga dushi dhe jeni i lagur, atëherë kontakti me rrymën padyshim që do të ishte fatal për ju.

Në Britani të Madhe, elektricistët e kanë të ndaluar të vendosin prizën e dritës 0.6 metra afër vaskës apo dushit.

E në një banjo të vogël, padyshim që kjo nuk lë hapësirë të madhe për prizën, duke bërë që detyrimisht ajo të vendoset jashtë te dera.

Interesante apo jo? /Indeksonline/