Stuhi të fuqishme bore në Evropë, 14 persona të vdekur
Të paktën 14 persona kanë vdekur për shkak të stuhisë së borës që ka goditur Evropën disa ditë më parë.
Në vende të ndryshme të Evropës po mbizotëron mot me borë, ku disa pjesë edhe janë bllokuar, transmeton Indeksonline.
Zyrtarët austriak paralajmëruan për stuhi të fuqishme të borës e po ashtu edhe në Gjermani gjendja është alarmante, ku rreth 350 banorë të provincës gjermane të Bavarisë u mbuluan me borë.
Në disa pjesë të Austrisë dhe jug të Gjermanisë, disa shkolla janë mbyllur.
Ndërsa, raportohet se një rrugë afër Mynhenit është bllokuar, ku punëtorët e ekipeve shpëtuese u përpiqen të japin ushqim për komunitetet aty.
Edhe në Kosovë moti këto ditë ka qenë më i vështirë, me borë e ngrica.
Për shkak të situatës, vozitësit po apelohen të kenë kujdes në trafik./Indeksonline/