75 Mall Live Search
16:17 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Reshjet e borës ndërpresin mësimin në 280 shkolla të Shqipërisë

Ministria e Arsimit, përmes një njoftimi për mediat ka bërë me dije se është ndërprerë mësimi në 280 shkolla të Republikës së Shqipërisë.

Pezullimi i mësimit bëhet për shkak të motit me dëborë që ka mbajtur në gjithë vendin tonë.

Njoftimi:

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nisur nga situata atmosferike në vendin tonë për datën 9 janar 2019, bën me dije se disa Drejtori Arsimore Rajonale kanë marrë vendimin për pezullimin e mësimit në disa shkolla.

Sipas raportimeve në Ministrinë e Arsimit, për funksionimin e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar, është pezulluar mësimi për sot në 5 drejtori dhe zyra arsimore si: Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë dhe Përmet. Ndërkohë që edhe në disa zyra të tjera arsimore ku disa shkolla ndodhen në zona malore, mësimi nuk është zhvilluar.