Vazhdon lufta virtuale mes Rina Balajt dhe Tayna-s
Në gjithë botën zhanri i repit karakterizohet me ‘dissa’.
Edhe në Kosovë kemi dëgjuar shpesh disa në mes artistëve që merren më këtë lloj muzike.

Një trend është bërë edhe mes femrave. Janë dy reperet Rina Balaj dhe Tayna-s të cilat vazhdojnë përmes këngëve dhe intervistave të tyre të tregojnë se cila është më e fortë, shkruan Indeksonline.

Derisa Tayna në paraqitjet televizive të fundvitit erdhi me një maskë duke mbuluar fytyrën, Rina përmes një postimi ia ka kujtuar asaj që ajo maskat në fytyrë i ka përdorur më herët se ajo.

Megjithatë, këtë lloj paraqitje e kemi parë tek yjet e famshme hollivudiane vite më parë, çka se askush s’është origjinal./Indeksonline/
