Ma mirë me t’shkel treni se me luajt kundër Manchester Cityt, 9-0
Manchester City ka demoluar Burtonin duke e mposhtur me rezultat stratosferik, 9-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të EFL Kupës.
Gabriel Jesus kontriboi me katër gola në këtë ndeshje (30′, 34′, 57′ dhe 65′), shkruan Indeksonline.
Ndërsa nga një gol e shënuan De Bruyne 5′, Zinchenko 37′, Foden 62′, Ëalker 70′ dhe Mahrez 83′.
Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muric i cili mbajti portën e paprekur.
Ndeshja kthyese do të luhet me 23 janar. /IndeksOnline/