75 Mall Live Search
08:51 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Futbolli shqiptar në zi, vdes ish-portieri i Kombëtares

Ndahet nga jeta një personalitet ne fushën e futbollit shqiptar.

Në moshën 78-vjeçare është ndarë nga jeta ish-portieri i Kombëtares së Shqipërisë dhe njëherësh i Partizanit, Mikel Janku.

Janku ka lindur në Tiranë më 25 tetor 1941. Ai ka qene aviator, e me tej, portieri i kombëtares, kampion dhe fituesi i kupave me Partizanin, opinionist dhe gazetar.

Ai ka zhvilluar nëntë ndeshje zyrtare me Kombëtaren nga vitet 1964-1967.