Moment i frikshëm, reklama bie në autostradë, e zë një veturë
Një moment frike është kapur nga kamera në një nga autostradat e Australisë. Reklama që tregonte drejtimet e rrugës në Melbourne, për një momente është rrëzuar duke zënë një makinë.
Për fat të mirë, shoferi ka shpëtuar me dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Shteti ka ndërmarrë hapat e parë dhe pritet gjobë e madhe për kompaninë që ka vënë reklamat në këtë autostradë./Indeksonline/