75 Mall Live Search
16:10 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Kur sekretari i SHBA-ve dënohet 50 $ për mospastrimin e borës, pse mos ta bëni edhe ju

Pastrimi i borës mund të quhet një përgjegjësi qytetare për së cilin dhe jo detyrimisht duhet të presim nga organet përkatëse ta bëjnë një gjë të tillë, së paku jo në afërsi të shtëpisë.

Kjo vlenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ‘The Telegraph’ kujton një rast mjaft interesant.

Në vitin 2015 ish-sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, mori një mësim në ‘diplomacinë e borës’ pasi nuk arriti të pastrojë borën jashtë shtëpisë së tij në Boston.

John Kerry ishte gjobitur 50 dollarë për mos pastrimin e borës nga trotuari jashtë shtëpisë së tij në Boston, transmeton IndeksOnline.

Sekretari amerikan i Shtetit ishte në Arabinë Saudite me Presidentin Barak Obama, në një vizitë ngushëllimi pas vdekjes së mbretit Abdullah.

Rreth dy këmbë bore ra atëkohë në Boston, e që pronarët e shtëpive janë përgjegjës për pastrimin e trotuarit jashtë shtëpive të tyre.

Sipas Boston Herald, oficeri që lëshoi ​​gjobën nuk ishte në dijeni se shkelësi ishte Sekretari amerikani i Shtetit. Kerry kishte deklaruar se do ta paguaj me kënaqësi gjobën. /IndeksOnline/