75 Mall Live Search
22:08 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Vuçiq në New York, darkë super të shtrenjtë!

Në prag të protestave të nesërme në Beograd, presidenti serb Aleksander Vuçiq ka ‘ikur’ në New York.

Ai është parë në njërën nga restorantet më të shtrenjëta të New Yorkit. Bashkë me presidentin ishte këshilltarja e mediave, Suzana Vasiljeviç, transmeton Indeksonline.

Partia Popullore e Serbisë, që është pjesë e opozitës, ka publikuar fotografinë në Twitter.

Sipas burimeve të tyre, darka e presidentit ka kushtuar mbi gjashtë mijë dollarë./Indeksonline/