Arrin në Spanjë një fenomen i ri i futbollit, nënshkruan me këtë skuadër të njohur
Diego Lainez, ky është emri i fenomenit të ri të futbollit që tani e tutje mund ta shohim në La Liga. Supertalenti meksikan ka nënshkruar me Real Betis për 14 milionë euro.
Lainez ka arritur sot në mëngjes në Spanjë në shoqërim të agjentit dhe familjarëve të tij.
18 vjeçari që deri tani ka luajtur me skuadrën meksikane, Club America vlerësohet si një nga talentët më perspektivë në futboll.
Lainez do të jetë i pranishëm në stadium për të parë ndeshjen mes Betisit e Real Madridit. /Indeksonline/