75 Mall Live Search
15:08 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

“Dhoma e zemërimit” që po ndihmon kinezët të largojnë inatin

Disa të rinj në Kinë, saktësisht në Pekin kanë krijuar një dhomë të quajtur “Dhoma e zemërimit”.

Në atë dhomë njerëzit mund të shfryjnë inatin, ku mund të thyejnë aparate të vjetra, transmeton Indeksonline.

Aty gjendën çekiçë të ndryshëm, ora, telefona, televizorë e shumë gjëra të tjera që mund t’i thyeni.

Dhoma u krijua në muajin shtator të vitit të kaluar dhe tash numëron 15.000 vizitorë në muaj./Indeksonline/