Interi kualifikohet me lehtësi, në çerekfinale e presin shqiptarët
Interi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Skuadra e drejtuar nga Spalleti ka mposhtur Beneventon me rezultat 6-2 në ndeshjen të zhvilluar në San Siro, shkruan Indeksonline.
Golat për Interin i shënuan Icardi (3′ nga penalltia), dy Candreva (7′ dhe 90+5′), Dalbert (45+1′) dhe dy Martinez (48′ dhe 66′).
Golat për mysafirët i shënuan Insigne (58′) dhe Bandinelli (74′).
Në çerekfinale Interi do të takohet me Lazion e Valon Berishës dhe Thomas Strakoshës. /IndeksOnline/