75 Mall Live Search
20:22 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Barcelona vazhdon sigurt në krye të La Ligas

Barcelona ka mposhtur Eibarin me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së 19-të të La Ligas.

Serinë e golave e hapi Suarez me një gol të bukur në minutën e 19-të, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Lionel Messi në minutën e 53-të.

Golin e tretë për Barcën e realizoi Suarez në minutën e 59-të.

Me këtë fitore, Barca vazhdon të jetë e para me 43 pikë, pesë më shumë se Atletico Madrid dhe 13 më shumë se Real Madrid. /IndeksOnline/