75 Mall Live Search
22:39 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Një rezervist i sjellë fitoren Realit, titulli një ëndërr e largët

Real Madrid ka mposhtur Real Betisin me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 19-të të La Ligas.

Mbretërit kaluan të parët në epërsi me golin e lojtarit më të mirë në Botë, Luka Modric në minutën e 13-të.

Betis arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 67-të me golin e Canales, shkruan Indeksonline.

Por fitoren Realit ia siguroi Caballos në minutën e 88-të më një gol nga gjuajtja e lirë.

Me këtë fitore, Reali merr pozitën e katërt me 33 pikë, aq sa ka Sevilla në pozitën e tretë. /IndeksOnline/