75 Mall Live Search
20:13 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Zeka pas përfundimit të intervistës së Remit: Lajm i gëzueshëm

Deputeti i Kuvendit, Milazim Zeka po qëndron në Hagë të Holandës, aty ku sapo ka përfunduar intervistimin sh-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa.

Zeka menjëherë pasi Remi ka dalë nga intervista prej prokurororëve të Dhomës së Specializuar në Hagë, ka postuar dy fotografi me të.

Ai e ka quajtur lajm të gëzueshëm përfundimin e intervistimit të Remit, transmeton Indeksonline.

“Lajm i gëzueshëm….Komandant Remi perfundon intervistimin”, ka shkruar Zeka.

Intervista e tij dje ka zgjatur rreth shtatë orë, ndërsa sot, mbi nëntë orë.

Indeksonline gjendet në Hagë ku po raporton direkt nga atje lidhur me intervistimet dhe të gjitha detajet./Indeksonline/