75 Mall Live Search
10:39 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Bahtiri dorëzon peticionin me nënshkrime për bashkimin e Mitrovicës në Kuvend

Kryetari Agim Bahtiri sapo ka dorëzuar peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve.

Ai para se të dorëzoi at, tha se ky është një vullnet i qytetarëve të Mitrovicës të cilët sipas tij janë lodhur duke pritur institucionet vendore e ndërkombëtare.

Bahtiri theksoi se  janë rreth 15 mijë qytetarë shqiptar të veriut të Mitrovicës që ende jetojnë refugjat në vendet e tyre.

Ndërsa, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se Mitrovica është e mitrovicasve e të gjithë shqiptarëve e serbëve që jetojnë në këtë qytet.

Derisa, siguroi Bahtirin se ky peticion do të trajtohet me shumë seriozitet.

“Ky nuk është provokim. Mitrovica është e mitrovicasve është e shqiptarëve e serbëve dhe e gjithë atyre që jetojnë në këtë qytet. Peticioni do të trajtohet me shumë seriozitet nga ana e strukturave të Kuvendit. E di që ke presion nga bashkevendasit tanë, kjo është një Mitrovicë, do të jetë përjetë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Veseli.

Peticioni do të dorëzohet edhe tek Qeveria, si dhe Presidenti.

Bahtiri po kërkon nga institucionet përkatëse që të miratojnë këtë nismë për bashkimin e Mitrovicës./Indeksonline/