Haradinaj takohet me Daut Demakun, shpreh mbështetje për idetë krijuese
Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me autorin Daut Demakun.
Haradinaj ka thënë se Qeveria të cilën ai e drejton në vazhdimësi do të mbështes idetë krijuese, transmeton Indeksonline.
“Ishte kënaqësi të bisedoj me Daut Demakun, autorin e shumë librave, për projekte potenciale kulturore dhe motivuese, si dhe për pasurimin e veprimtarisë botuese në vend. Qeveria e Kosovës në vazhdimësi do të mbështes idetë krijuese”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/