Babai ia ‘konfiskon’ celularin, adoleshentja thërret policinë për ndihmë
Një adoleshente nga Ohaio telefonoi policinë për një arsye krejt banale dhe interesante.
E reja thirri në 911 dhe kërkoi ndihmë nga policia, pasi babai i saj ia kishte marrë telefonin, transmeton Indeksonline.
Policët e dinin që nuk është rast emergjent, por megjithatë shkuan te shtëpia e vajzës dhe po merreshin me rastin.
Vajza u thoshte policëve se babai i ka marr telefonin që e ëma ia ka blerë 800 dollarë, duke kërkuar nga policia që ta urdhërojnë babanë tia kthej.
Megjithatë policët mbajtën anën e babait dhe kërkuan nga vajza që të dëgjoj çka do që i ati i thotë.
Shikoni argumentimin e vajzës përballë policëve. /Indeksonline/