75 Mall Live Search
19:42 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Borussia Dortmund tallet keq me rivalin e Bundesligës

Faqja zyrtare e Dortmundit në gjuhen angleze është e njohur për “thumbat” që ua lëshon kundërshtarëve.

Viktima kësaj radhe ka qenë skuadra e cila ka pak vite që është ngjitur në nivelin më të lartë të futbollit gjerman, RB Leipzig.

Fushata “10yearChallange” ka qenë frymëzim për milionerët që të tallen me Leipzigun.

Ata kanë postuar një fotografi ku rivali i tyre nuk kishte ekzistuar para 10 vitesh.

Leipzig ende nuk ka reaguar për këtë ngacmim nga skuadra e Dortmundit. /IndeksOnline/