Interi përsëri në “pazar”, për tu shitur
Interi në shumë pak vite ka ndryshuar tre pronarë, që kurë Moratti vendosi të largohet nga klubi.
Ai i shiti aksionet biznismenit indonezian Eric Thohir, e ky i fundit shumicën e tyre ia shiti një kompanie kineze.
Por Thohir ende mban 31.05% të aksioneve të klubit të cilat janë gati për tu shitur, shkruan Indeksonline.

Sipas “Gazzetta dello Sport”48 vjeçari do t’i bartë aksionet e tij në pronësi të “Lionrock Capital” një fond investimi bazuar në Hong Kong themeluar në vitin 2011 nga Daniel Kar Keung Tseung , e cila kryesisht vepron në sektorin e sporteve, tregtisë, ushqimit dhe mjekësisë.
Ndër efektet e këtij partneriteti të ri mund të jetë përshpejtimi i rritjes së Nerazzurrëve në aspektin ekonomik. /IndeksOnline/