75 Mall Live Search
09:07 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Xhaçka: Gjashtë studentë nga Shqipëria po ndjekin studimet në Qendrën e Studimeve pranë FSK-së

Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se Kadeti Gersian Leka është sot pjesë në programit stërvitore bashkë me kolegë të tjerë nga Shqipëria e Kosova.

Xhaçka poashtu ka theksuar se aktualisht janë gjashtë studentë nga Shqipëria të cilët po ndjekin studimet në Qendrën e Studimeve pranë Forcës së Sigurisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Padyshim se ministrja Xhaçka nuk ka hezituar të shprehet krenare për gjithë këta të rinj shqiptarë.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes nga Kosova??! Kadeti Gersian Leka është sot pjesë në programet stërvitore së bashku me kolegë të tjerë nga Shqipëria e Kosova. Aktualisht, 6 studentë nga Shqipëria ??️ po ndjekin studimet në Qendrën e Studimeve Universitare pranë Forcës së Sigurisë së Kosovës.

KrenariPërFA

FAdritarePërArsimim