Zyrtare: Tottenham njofton shitjen e Dembeles te kjo skuadër
Mousa Dembele është larguar nga Tottenham. Ylli i famshëm belg karrierën do ta vazhdojë në Kinë te Guangzhou.
Lajmi është zyrtarizuar në mëngjesin e sotëm nga skuadra angleze.
Dembele kishte vetëm edhe 6 muaj kontratë dhe për këtë Spurs ka vendosur ta shesë në janar, para se t’i ikë pa asnjë cent.
11 milionë funta i ka kushtuar skuadrës kineze blerja e Dembeles. /Indeksonline/
