Theri vëllain me thikë, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar pasi që i njëjti kishte therur me thikë vëllain e tij.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Ferizajt ditën e djeshme rreth orës 03:00.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/