Deputetja britanike që shtyu lindjen e djalit për të votuar për marrëveshjen e Brexit
Deputetja britanike, Tupi Siddiq ka lindur djalin e saj, një ditë pasi ajo shtyu operacionin cezarian për të votuar për marrëveshjen e Brexit të Theresa May.
Ajo shpërndau disa fotografi gjatë ditës së djeshme, duke bërë të ditur se ka lindur djalin ditën e enjte.

Siddiq e cila është e martuar me Chris Percy, u fut në Parlament me karrocë duke shtyrë lindjen për të votuar për marrëveshjen e Brexit./Indeksonline/