75 Mall Live Search
15:05 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Lëvizja e mençur e Emery që ia solli fitoren Arsenalit kundër Chelseas

Dje u luajt derbi londinez mes Arsenal dhe Chelsea. Fitues dolën Arsenal me rezultat 2:0.

Përveç rezultatit, Arsenali dominoi ndeshjen edhe në statistika. Chelsea përgjatë 90 minutave arriti që vetëm një herë të godas në portën e Arsenal, transmeton Indeksonline.

Por si ia arriti Emery ta bëjë këtë?

Trajneri i Arsenal kishte angazhuar Ramseyn që gjatë gjithë ndeshjes t’i qëndronte afër organizatorit të lojës së Chelseas, Jorginho.

Edhe pse Ramsey luajti vetëm 67 minuta, ishte e mjaftueshme që loja të merrej nën kontroll nga Arsenal.

Kjo metodë i funksionoi pasi që Jorginho dje ishte ndër më të dobëtit në fushë, ku edhe mori shumë kritika nga tifozët./Indeksonline/