75 Mall Live Search
10:59 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

NBA: Tri përballjet e sotme dhurojnë spektakël

Skuadra e Clippers fitoi 103-95 ndaj San Antonio në fushën e kësaj të fundit, një përballje mes dy ekipesh që synojnë play off-in në Konferencën e Perëndimit.

Pa probleme fiton Indiana, që mundi 120-95 ndaj Charlotte, suksesi i 31-të sezonal, takim ku vendasit dominuan në fushë dhe e merituan fitoren.

Në sekondat e fundit fiton ekipi i Minnesota, që mposhti 116-114 Phoenix, sfidë ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Rose mer 31 pikë e Towns me 30 pikë e 12 rebound ishte më i miri në fushë.