75 Mall Live Search
11:02 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Nuk është kohë pazaresh, është koha që të fokusohemi në ngritje të cilësisë në arsim

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar përsëri për mos-pranimin e SBASHK-ut që të ndërpritet greva në arsim.

Haradinaj ka deklaruar se vendimi për ngritje të pagave për punëtorët në arsim erdhi pas një procesi serioz të shqyrtimit buxhetor nga Qeveria e vendit dhe u finalizua me pajtimin e plotë të gjitha partive politike.

Sipas tij është vendim që sfidon seriozisht kapacitete buxhetore, por duke marrë parasysh rëndësinë që ka arsimi për të gjithë, mori përkrahje të gjerë.

Tutje kryeministri i vendit tha se është e padrejtë dhe jo etike që pas këtij vendimi të mohohet e drejta e fëmijëve për shkollim e aq më pak të ankohet ndonjë punëtor arsimi për pagë të ulët, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Vendimi i Qeverisë për ngritje të pagave për punëtorët e arsimit erdhi pas një procesi serioz të shqyrtimit buxhetor nga Qeveria e vendit dhe u finalizua me pajtimin e plotë të të gjitha partive politike në komisionin parlamentar për administratë publike, qeverisje lokale dhe media.

Është vendim, që sfidon seriozisht kapacitet buxhetore, por duke marrë parasyshë rëndësinë që ka arsimi për të gjithë, mori përkrahje të gjërë.

Është e padrejtë dhe jo etike që pas këtij vendimi të mohohet e drejta e fëmijëve tanë për shkollim e aq më pak të ankohet ndonjë punëtor arsimi për pagë të ultë.

Nuk është kohë pazaresh, por është koha që të fokusohemi në ngritje të cilësisë në arsim. Rritja e pagës është dinjitoze dhe pritjet racionale janë që edhe reflektimi të jetë dinjitoz. Mos i dënoni fëmijët tanë. Të nderuar punëtorë të arsimit – keni pagë të respektuar!

RH