Gënjeshtra e radhës e Ministrit Daçiq
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, kishe deklaruar dje se gjatë vizitës së Presidentit të Palaui, do të mund të kishte çnjohje të këtij vendi për Republikën e Kosovës, sidoqoftë në mungesë të një deklarimi të qartë të Presidentit të Palaui-it në konferencën e përbashkët për shtyp, sot Ministri Daçiq i është referuar një shkrese për gjoja pezullimin e njohjes nga ky vend.
Mediat në Serbi raportojnë që Ivica Daçiq ka deklaruar se nuk ka dijeni se sa është numri i njohjeve të cilat i ka pranuar Republika e Kosovës, dhe që për të ndalur fushatën, sic ka thënë ai të Serbisë kundër njohjeve, ai pret që Shqipëria të ndalë përkrahjen diplomatike ndaj Kosovës.
Ministri Daçiq ka provuar ta keqpërdorë paraqitjen e tij me Presidentin e Palau-it, duke provuar ta manovrojë atë të pranoj se vendi i tij ka tërhequr njohjen, por që ai nuk ka pranuar të jap ndonjë deklaratë të qartë në lidhje me këtë pohim të Daçiq.
Është për tu habitur jo konsistenca e Ministrit Daçiq dhe hipokrizia e tij, veçanërisht për faktin se përgjatë këtyre ditëve ai ka folur për numrin e njohjeve që ka Kosova, përderisa sot thekson se është e vështirë të dihet se sa është ky numër.
Sic ka pohuar Ministri Pacolli, kjo qasje po del të jetë një fushatë e rreme me qëllim dëmtimin e procesit të afirmimit ndërkombëtar të Kosovës, dhe veçanërisht në funksion të ushtrimit të presionit në dialogun e ardhshëm.
Ministri Pacolli ka paralajmëruar veprime konkrete në funksion të degradimit të narracionit të rrejshëm të Serbisë në lidhje me njohjet, dhe për këtë qëllim tashmë planifikon vizita të nivelit të lartë të vende evropiane, si dhe ka paralajmëruar pritjen e disa Ministrave.