75 Mall Live Search
20:40 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

‘Tërmet’ në Chelsea, Hazard ia hap dyert Real Madridit

Ylli belg i Chelseas, Eden Hazard ka qenë shumë i lidhur me një kalim tek ekipi i Real Madrid.

Por rreth kësaj as lojtari, as klubi i Real Madrid nuk kishin folur, transmeton Indeksonline.

Pas shumë spekulimeve, Eden Hazard ka folur rreth transferimit tek Real Madrid. Nga gazetarët e ‘France Football’ belgu u pyet se a do të kishte dëshirë të transferohej në Spanjë.  

“Real? Pse jo?! Ju e dini shumë mirë. Ju po bëni një pyetje por e dini se si do të jetë përgjigjia, pra nuk keni nevojë të më pyesni” u shprehë Hazard.

“Pas Kupës së Botës dëshiroja të largohesha por në fund qëndrova tek Chelsea dhe unë po e luaj njërin nga sezonet më të mira”, përfundoi belgu.

Në mediat spanjolle ishte përfolur që Real Madrid po përgatit një shkëmbim, ku do t’i ofroj Chelseas Iscon dhe Kovacicin për Eden Hazardin./Indeksonline/