75 Mall Live Search
10:29 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Rama veç emrin ministër, kompetencat i merr Gent Cakaj

Edi Rama që është dekretuar nga Presidentit Ilir Meta si Ministër për Punë të Jashtme ia ka deleguar detyrat e tij Gent Cakajt.

Në ambientet e Ministrisë së Jashtme, Kryeministri Rama tha se kompetencat e tij si Ministër të Jashtëm po ia dorëzon Cakajt, i cili u refuzua nga Meta për të udhëhequr këtë post.

“Është fjala më e shkurtër në jetën time. Unë në funksionin tim si ministër i Jashtëm i delegoj zotri Gent Cakaj drejtimin e kësaj ministrie dhe përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare”, u shpreh Rama./Indeksonline/