U rrëzua para një jave, qytetari nga Obiliqi vdes në QKUK
policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje ka ndërruar jetë një person në QKUK, i cili kishte pësuar lëndime më 17 janar në rrugën ‘Gërvalla’ në Obiliq.
“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar derisa kishte qenë duke e mbuluar një kamion aksidentalisht ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime, ai ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Si pasojë e lëndimeve me datën 22.01.2018 viktima kishte ndërruar jetë në repartin e kujdesit intensiv në QKUK”, thuhet në raport.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Indeksonline/