Veseli: Sot dhe përgjithmonë, andej e këndej Ibrit, një Mitrovicë
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka nderuar heroin Isa Boletinin në 103 vjetorin e vdekjes së tij.
Veseli ka thënë që ka kaluar me shumë se një shekull nga rënia e Boletinit, por koha nuk e ka zbehur kujtimin e tij, transmeton Indeksonline.
Ai thekson se sot e përgjithmonë, andej e këndej Ibrit, do të jetë një Mitrovicë.
Postimi i plotë:
Sot nderojmë një personalitet të madh, heroin e gjithë kombit shqiptar – Isa Boletinin. Ka kaluar më shumë se një shekull nga rënia e Isa Boletinit, por koha nuk e ka zbehur kujtimin e tij, as peshën historike të veprimtarisë së tij, as porosinë e një jete të kaluar në luftë për liri kombëtare. Mitrovica është testamenti i Isa Boletinit. Sot dhe përgjithmonë, andej dhe këndej Ibrit, do të jetë një Mitrovicë dhe një Kosovë./Indeksonline/


