75 Mall Live Search
15:02 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Lushtaku e pret në takim Minxhozin, e njofton për gjendjen e Ujmanit

Kryeshefi i ndërmarrjes publike, Iber Lepenc, Berat Lushtaku sot priti në takim të veçantë ambasadorin e shtetit Shqiptar, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim Ambasadori Minxhozi u informua rreth funksionimit të ndërmarrjes Hidroekonomike Ibër Lepenc, e cila funksionon mirë që nga Ujmani me tërë asetet e saja teknike dhe të gjitha njesitë.

Me theks të veçant u përmend rëndësia e këtij aseti i cili funksionon në mënyrën më të mirë të mundëshme.

Ambasadori Minxhozi, e informoi Lushtakun rreth energjisë alternative në Shqipëri e poashtu e bëri një prezentim të shkurtër rreth fuqisë energjetike të hindrocentraleve në Shqipëri.

Ai shprehu gatishmerinë e tij që në çdo kohë të ofroi përkrahje dhe përvojë profesionale nga Shqipëria në këtë fushë.

Në përfundim të takimit z.Berat Lushtaku i dhuroi ambasadorit Minxhozi një pikturë e cila përmbanë pamjën e Ujmanit, asetit kryesor në Republikën e Kosovës dhe premtoj që ne një të ardhme te afërt te fillojnë me shkëmbimet e përvojave reciproke.