Bushati injoron Ramën edhe jashtë, nuk pranon të hip në makinë me të
Ditën e sotme, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka mbajtur një fjalim lamtumire për këtë detyrë dhe më pas fjalën ia ka lënë Edi Ramës.
Bushati kishte një mesazh për pasardhësit, ku tha : “Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas:, kjo u komentua si një “thumbim” për Ramën dhe për delegimin e detyrës tek Gent Cakajt.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, një episod tjetër ndodhi në ambientet e jashtme të Ministrisë.
Në një video të publikuar shihet Rama që thërret Bushatin të hip në makinë me të, por ky i fundit e refuzon duke zgjedhur të largohet në këmbë nga ministria që e drejtoi plotë 5 vite./Albeu/