Fillon ndeshja, Prishtina kërkon fitoren më të rëndësishme
Ka filluar ndeshja e FIBA Europe Cup në mes të Z Mobile Prishtina dhe S.Olivier Wurzburg.
Ndeshja po zhvillohet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para shumë spektatorëve, shkruan Indeksonline.

Nga kjo ndeshje do të varet shumë fati i kualifikimit në rundin tjetër të skuadrës kosovare.
Kujtojmë se kundërshtarët janë në vendin e parë pa asnjë humbje. /IndeksOnline/