75 Mall Live Search
11:33 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Piloti që thuhej se ishte në aeroplan me Sala, thotë se është i gjallë

Policia në Guernsey , ishulli mes Francës dhe Anglisë, njoftoi sot në mëngjes se ka rifilluar operacionet për të gjetur aeroplanin e zhdukur ku ndodhej futbollisti Emiliano Sala.

Shpresat për të gjetur të gjallë futbollistin dhe pilotin pothuajse janë shuar. Piloti që flitej se ishte në aeroplan me Sala, Dave Henderson është bërë i gjallë në rrjetet sociale duke shkruar në profilin e tij se nuk ka vdekur, duke aluduar se ai nuk ka qenë piloti i vërtetë.

“Në kundërshtim me atë që thonë gazetat, unë nuk kam vdekur” ka shkruar piloti në rrjetet sociale.

Henderson në agjendën e kompanisë duhej të ishte pilot i atij fluturimi dhe mungesa e tij ka shtuar disa dilema.

Pse ai nuk fluturoi” A ishte në dijeni për kushtet e këqija të avionit apo motit? Janë pyetjet që Henderson duhej të përgjigjej.

Sipas disa informacioneve, krahu i aeroplanit kishte pjesë akulli dhe kjo mund të ketë shkaktuar rrëzimin e tij./Indeksonline/