Kërkohet paraburgim për tre personat e arrestuar për grabitje në Deçan
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë D.K.R. caktimin e paraburgimit ndaj tre personave me dyshimin se të njëjtit duke vepruar si bashkëkryerës kishin për të kryer vepër penale “Grabitje”.
Kjo prokurori ndaj tre të pandehurve ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të veprës penale të lartcekur, vepër kjo e kryer me dt. 22.01.2019 në Deçan përkatësisht në parkingun e qendrës tregtare “Viva Fresh”.
Lidhur me këtë rast edhe dy persona janë në arrati për të cilët janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të tyre.
Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para Gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda.