Karateistet kosovar nisen drejtë Parisit
Përfaqësuesja e Kosovës në Karate do të marr pjesë në “KARATE1 PREMIER LEAGUE – PARIS 2019”, që do të mbahet nga 25-27 janar 2019, në Paris te Francës.
Kosovarët kanë udhëtuar, për “Paris Premier Ligen”, një garë shumë e rëndësishme, për pikët e normës Olimpike, ku në këtë garë do te marrin pjesë vetëm 100 garuesit më të mirë të botës në kategoritë e ndryshme.
Ekspedita e kosovarëve përbëhet nga Përzgjedhësi i Përfaqësueses se Kosovës në Karate Ylber Syla se bashku me kryetarin e gjyqtarëve te i FKK-së, Ardian Muhadrin i cili do te ndaj drejtësinë si dhe 4 garues qe do te paraqiten në kategoritë: Fortesa Orana kategoria mbi 68 kilogram, Orges Arifi deri në 60 kilogram, Herolind Nishevci mbi 84 kilogram, Alvin Karaqi deri në 84 kilogram