Dorëzohet policia, ndalohen kërkimet për futbollistin Sala
Janë ndaluar kërkimet për futbollistin e humbur argjentinas, Emiliano Sala.
Policia e Guernsey ka tre ditë që po e kërkon, Salan por nuk kanë arritur që të gjejnë ndonjë gjurmë të aeroplanit.
Duke e parë vështirësitë për gjetjen e tij, policia ka vendosur që të ndaloj kërkimet, transmeton Indeksonline.
Argjentinasi ishte në aeroplanin që po udhëtonte nga qytetin francez Nantes në drejtim të qytetit uellsian Cardiff.
Gjatë udhës, aeroplani i ka shkëputur kontaktet me qendrat ajrore dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e tyre. /Indeksonline/