75 Mall Live Search
17:48 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj i gëzohet suksesit të Majlindës: Edhe një triumf tjetër për t’u admiruar i xhudistës sonë

Kampionia jonë Olimpike, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Për suksesin e parë për këtë vit e ka duartrokitur edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

“Edhe një triumf tjetër për t’u admiruar i xhudistës sonë, e cila fitoi të artën në Grad Prix të Tel Avivit”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Edhe një triumf tjetër për t’u admiruar i xhudistës sonë, e cila fitoi të artën në Grad Prix të Tel Avivit. Të lumtë, Majlinda! ???

RH