75 Mall Live Search
10:55 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

“Të rinjtë si Majlinda po na bëjnë krenarë”

Trajneri i xhudistes Majlinda Kelmendi, Driton Kuka ka thënë se të rinjtë si Majlinda po na bëjnë krenar çdo ditë e më shumë.

Kuka ka postuar një fotografi të Majlindës, duke shkruar se ky është një nga çastet e fitoreve të Majlindës në Grand Prix Tel Aviv.

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi në mënyrën më të mirë të mundshme e ka nisur vitin 2019. Ajo dje ka fituar medaljen e artë në turneun e xhudos Grand Prix që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Xhudistja në finalen e madhe të këtij evenimenti, mundi Gili Cohen.

Majlinda ka treguar performancë të madh në këtë turne që nga dueli i parë, dhe më plot meritë në fund iu gëzua medaljes se artë.

Në sfidën finale, Majlindës iu deshën vetëm pak skedona për ta “rrahur” nikoqiren e këtij turneu, Gili Cohen.