Barça merr mësim nga Neymar, kjo është klauzola “anti-PSG” për De Jong
Barcelona ka mposhtur konkurrencën e klubeve të mëdha evropiane duke nënshkruar me De Jong, ne një kontratë që e lidh holandezin me klubin katalanas deri në vitin 2024.
Ky operacion i ka kushtuar Barcelonës 75 milionë euro, plus 11 milionë në formë bonusesh.
Barça fitoj në nje garën të ngushtë ndaj Manchester City dhe PSG, duke i djegur ato në negociata, falë një ndërhyrjeje vendimtare të presidentit Bartomeu. Stili i lojës së Barçës fitoi mbi gjithçka, madje edhe ndaj sheikëve të PSG. Megjithatë, frika nga milionat e kampionëve të Francës mbetet evidente te Barcelona, e cila e pësoi edhe në rastin “Neymar”.
Për këtë, presidenti i skuadrës kampione në Spanjë ka vendosur një klauzolë “anti-PSG” në kontratën e firmosur me De Jong. Siç bën me dije katalanasja “Sport”, Bartomeu e ka fiksuar shumën 400 milionë euro për lirimin e holandezit, duke dashur të shmangë përsëritjen e asaj që bënë francezët me Neymar në vitin 2017, kur paguan klauzolën e tij prej 222 milionë eurosh dhe e morën brazilianin nën hijen e Kullës Eiffel. Një shifër e lartë, që step çdo marrëzi të merkatos nga PSG. /IndeksOnline/