Këtu mund ta shikoni LIVE finalen e Loriana Kukës
Vazhdon suksesi i Loriana Kukës në turneun për Çmimin e Madh të ‘Tel Aviv 2019’.
Sukseset e njëpasnjëshme e kanë kualifikuar xhudisten tonë deri në finale të kësaj gare që do të thotë se ajo tashmë e ka të sigurt një medalje.
Në kategorinë -78 kilogramë, Loriana është treguar më e fortë se përfaqësuesja e Britanisë së Madhe, Natalie Poëel.
Në finale, xhudistja që e përfaqëson Kosovën do ta kërkoje medaljen e artë përballë sllovenes Klara Apotekar.
Finalja pritet të zhvillohet pas pak çastesh, ndërkohë atë mund ta shihni live në linkun e mposhtëm. /IndeksOnline/