75 Mall Live Search
10:10 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Rabiot në Tottenham – E konfirmon ylli i Spurs!

Adrien Rabiot pritet që së shpejt të largohet nga PSG  dhe të zyrtarizohet si lojtar i ekipit anglez, Tottenham.

Pasi që Barcelona nënshkroi me futbollistin Frenkie de Jong, e largoi nga lista e dëshirave francezin Rabiot, transmeton Indeksonline.

Transferimin e Rabiot në Spurs, në një mënyrë vetëm se e ka konfirmuar lojtari i Tottenham, Serge Aurier.

Ai në Instastory ka postuar një fotografi bashkë me Rabiot sa ishin pjesë e PSG. Mediat angleze dhe franceze e kanë marrë këtë si një konfirmim të transferimit.

Mesfushori francez pritet që t’i kushtoj ekipit anglez 20 milionë funta.

Rabiot që nga koha që refuzoi të nënshkroi kontratë të re me ekipin e PSG, është duke u stërvitur me ekipin rezervë dhe nuk ka arritur të luaj asnjë minutë me ekipin e parë./Indeksonline/