Vajza nga Prishtina rrahet nga nënë dhe vëllai, bëhet për spital
Një vajzë ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është sulmuar fizikisht nga vëllai dhe nëna e saj.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje familjare.
Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe në lidhje me rastin janë intervistuar edhe të dyshuarit e lartcekur.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/