Shkencëtari nga Montreali lartëson teorinë e Klinakut: “Tani për teorinë e relativitetit duhet ndjekur shkolla e Prishtinës”
ResearchGate është një faqe interneti, e cila pos që është rrjet social i shkencëtarëve, aty grumbullohen dhe shpërndahen punimet shkencore, shtrohen pyetje dhe jepen përgjigje.
Në bazë një studimi të prestigjiozes Nature dhe një punimi në Times Higher Education, ResearchGate është rrjeti më i madh në botë me shkencëtarë aktiv. Në këtë rrjet dialogohet për shumë probleme shkencore dhe në shumë drejtime.
Në një dialog ndërmjet qindra shkencëtarëve lidhur me relativitetin, i cili është duke zgjatur tash sa muaj, një shkencëtar nga Montreali i Kanadasë (me 1151 citime sipas google scholar) përdorë punimet e profesorit Shukri Klinaku nga Universiteti i Prishtinës si argumente për t’i bindur dialoguesit tjerë. Përveç tjerash ky shkencëtar nga Montreali ua rekomandon punimet e Klinakut dhe iu thotë dialoguesve se tani e tutje nuk “nuk duhet të ndjeket shkolla e Kopenhagenit, por shkolla e Prishtinës” .
Profesor Klinaku, tanimë dihet se ka botuar një libër dhe më shumë se 30 punime me të cilat pretendon se shpjegon drejt problemet e relativitetit dhe ku thotë po ashtu se teoritë e Ajnshtajnit për relativitetin janë të paqëndrueshme.
