75 Mall Live Search
21:40 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Ky është 18 vjeçari që u gjet i varur në shtëpinë e tij në Istog

Pak minuta më parë Indeksonline ka raportuar për një person të vetvrarë në fshatin Dubravë të komunës së Istogut.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin  Pejës.

Por sipas burimeve të Indeksonline personi që humbi jetën sot është 18 vjeçari, Jetmir Bekaj.

18 vjeçari u gjet i varur në shtëpi, por shkaqet dhe rrethanat e këtij rasti nuk dihen ende.

Ngushëllime familjes dhe miqve të Jetmirit./Indeksonline/