75 Mall Live Search
13:05 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

M’Baye Niang kërkon falje për ndërhyrjen “horror” ndaj talentit të PSG

Niang në minutën e 33-të bëri një ndërhyrje në mënyrë kriminale ndaj mbrojtësit të PSG-së, Thilo Kehrer, duke rrezikuar t’i shkatërronte sezonin.

Klubi parisien bëri një reagim të ashpër, duke pretenduar se kartoni i verdhë në drejtim të ish-sulmuesit të Milanit nuk ishte i mjaftueshëm.

Ata madje kritikuan edhe VAR-in i cili nuk reagoi për këtë ndërhyrje, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, Niang bëri një shkrim në Twitter duke kërkuar falje për ndërhyrjen e tij në drejtim të Thilo.

Ai tha se kjo ndërhyrje ishte pa dashje dhe e pa llogaritur mirë.

“Ndërhyrje e llogaritur keq! Nuk kisha qëllim të të dëmtoja, jam i lumtur që nuk u dëmtove rëndë!!! Thilo Kehrer, të uroj sezon të mbarë dhe edhe një herë më vjen shumë keq”, ka shkruar Niang. /IndeksOnline/