Presidenti uron Ismail Kadaren në 83 vjetorin e lindjes
Presidenti ivendit, Hashim Thaçi ka uruar shkrimtarin Ismail Kadare në 83 vjetorin e lindjes.
Përkundër moshës, Thaçi ka thënë se mendja e tij krijuese nuk po resht së krijuari kryevepra letrare dhe eseistike.
“Shkrimtarit më të shquar shqiptar, Ismail Kadare, i shpreh urimet më të mira në 83 vjetorin e lindjes. Edhe në këtë moshë, mendja e tij krijuese nuk po resht së krijuari kryevepra letrare dhe eseistike.
I dëshiroj shëndet, qetësi krijuese dhe lumturi në gjirin e familjes së shquar Kadare, me të cilën krenohet gjithë kombi ynë!”, ka shkruar Thaçi.